Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një 22-vjeçar në Morinë, dyshohet për trafikim të një të miture drejt Kosovës

Arrestohet një 22-vjeçar në Morinë, dyshohet për trafikim të një të miture drejt Kosovës

Një 22-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, nën dyshimin për trafikimin e një të miture.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, duke thënë se bashkë me të është arrestuar edhe pasagjeri për moskallëzim të krimit.

Njoftimi i plotë:

Morinë, Kukës

Tentoi të kalonte në kufi, një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.

Arrestohet dhe pasagjeri në automjetin e 22-vjeçarit, për moskallëzim të krimit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”;
A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa.

Vijojnë hetimet për rastin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.