Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmi ndaj EULEX-it, reagon Edi Rama

Sulmi ndaj EULEX-it, reagon Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave nga pala serbe.

Rama në një postim në Twitter dënon sulmet ndaj EULEX-it dhe policisë së Kosovës

Postimi i plotë:

Sulmet mbi @EULEXKosovo janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës,bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë,po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!

Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese!

Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor.BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut.  /TV Arbëria

Powered by WordPress