Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kryepeshkopi Xhufka nderkon profesorin Lekë Hajrullahu me titullin “Kryqi i Shën Kostandin Dardanasit”

Kryepeshkopi Xhufka nderkon profesorin Lekë Hajrullahu me titullin “Kryqi i Shën Kostandin Dardanasit”

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Nikolla Xhufka ka nderuar me titullin “Kryqi i Shën Kostandin Dardanasit” profesorin Lekë( Ismet) Hajrullahu.

Në njoftimin nga vet kryepeshkopi thuhet se Kosova e njeh punën e tij, veprat e tij, besimin, kurajon ,guximin por të mos lën pa përmendur vuajtjet dhe torturat që kaloi nga regjimi i mallkuar Serb në Kosovë.

“Jo vetëm ai por dhe familja e tij e nderuar ka vuajtur vetëm se kan thën të vërtetën se Kosova ka besimtar Ortodoks Shqiptar. Profesori nuk më ka treguar vuajtjet e tij dhe punën e madhe që ai ka bër për Ortodoksët Shqiptar të Kosovës, por e vërteta gjithmon buxhet një ditë…”, shkroi ai.

Teksa më tej theksoi se në Meshën e shenjtë që u mbajt morën pjesë besimtarë dhe të ftuar, i ftuar nderi ishte dhe I përndershmi i Kishës Laert Vasili.

“Gjej rastin të falenderoj nga zemra në emrin tim por dhe në emër të gjithë Ortodoksëve të Kosovës dhe në emër te Sinodit të shenjtë të falenderojmë profesorin e nderuar dhe zonjën e tij Profesoreshën Majlinda Hajrullahu për kontributin dhe dashurinë që i dhuroni jo vetëm Kishës por mbar Shqiptaris. Ju bekoj dhe ju uroj vite të shumta në sherbim te Republikës së Kosovës, Kishës, dhe mbar Shqiptaris”, tha më tej ai./TV ARBËRIA./