Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Tetori rozë – Nëna e Rita Orës me një videomesazh: Gratë që preken nga kjo sëmundje i nevojitet një dorë e fortë

Tetori rozë – Nëna e Rita Orës me një videomesazh: Gratë që preken nga kjo sëmundje i nevojitet një dorë e fortë

Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërorë, Rita Ora, Vera Ora ka shpërndarë një videomesazh në kuadër të organizatës “Shliroj cicat” për gratë që përballen me kancerin e gjirit.

Jemi pothuajse në muajin tetor, siç edhe quhet “muaji rozë” i cili edhe njihet si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Gjatë këtij muaji organizohen: fushata informuese për parandalimin dhe zbuliimin e hershëm të kancerit të gjirit, kontrolle mjekësore falas ose me zbritje, mbështetje për gratë dhe familjet e prekura.

Kështu edhe në Kosovë, organizata “Shliroj cicat” më 13, 14 dhe 15 tetor e organizon një festival për t’i mbështetur këto gra.

Në videon e shpërndarë, Vera Ora është shprehur se një grua që preket nga kjo sëmundje ka nevojë për një dorë të fortë t’i qëndroj pranë.

“Hej shoqet e mija edhe shokë, kur një grua përballet me sëmundje, me çfarëdo sëmundje, sidomos me kancerin e gjirit, ajo ka nevojë për ma shumë se mjekim, një dorë e fortë, një përqafim i ngrohtë dhe një partner pranë saj bëhet dhe bëhet shpresa më e madhe për të dhe për tërë familjen. Më 14 tetor në prishtinë do të jem për të biseduar rreth kësaj”, u shpreh ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CICAT (@cicat.ngo)