Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër të Shqipërisë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij 14 vjeç

Arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër të Shqipërisë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij 14 vjeç

Policia e Mallakastërës ka ndaluar një 54-vjeçar, me inicialet M. M., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat e Mallakastrës, ndërsa hetimet janë në fazë paraprake, raporton Euronews.

Sipas burimeve zyrtare, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore.

Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.