Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Oda Ekonomike Shqiptare pret një delegacion nga Turqia – fliten investime milionëshe për prodhimet kosovare

Oda Ekonomike Shqiptare pret një delegacion nga Turqia – fliten investime milionëshe për prodhimet kosovare

Kryetari i Odës Ekonomike Shqiptare, Hyzer Gashi ka pritur një delegacion nga Turqia, përfshirë profesorë universitarë, mjekë specialist, drejtues institucionesh shëndetësore dhe biznesmenë nga sekorë të ndryshëm, ku të cilët janë shprehur të gatshëm për të sjellur investime milionëshe në Kosovës.

Këto investime përfshijnë ndërtimin e spitaleve moderne, ngritjes së fabrikës për përpunimin e ullinjeve, zhvillimin e industrisë së mobiljeve dhe krijimin e mundësive të reja eksporti për prodhimet kosovare.

Tutje, ata konfirmuar se janë të gatshëm për hapjen e një tregu të madh në Turqi për prodhuesit shqiptarë, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës në zinxhirin tregtar ndërkombëtar.

Si dhe, ky delegacion nga Turqia u shpreh të gatshëm për krijimin e kushteve për sjelljen dhe koordinimin e gjuhës shqipe tek komuniteti shqiptar në Turqi, e cila do të ndikonte të forcimi i identitetit kulturor e kombëtar, e rrjedhimisht edhe afrimi i diasporës me atdheun.

Përmes një njoftimi për media, Oda Ekonomike Shqiptare ka bërë të ditur se kryetari i saj, Hyzer Gashi është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar në këto projekte.

“Kryetari i Odës Ekonomike Shqiptare, z. Hyzer Gashi, theksoi se Oda do të garantojë mbështetje të plotë institucionale dhe logjistike për realizimin e këtyre projekteve madhore, të cilat do të krijojnë vende të reja pune, do të fuqizojnë prodhimin vendor dhe do të hapin rrugë të reja për zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin e tyre.