Kongresisti amerikan, George Latimer është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Pas takimit, Latimer ka se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në përmirësimin e standardeve të jetesës, duke ruajtur njëkohësisht parimet demokratike.
“Sot pata nderin të takohem me Kryeministrin Kurti të Republikës së Kosovës. Si një komb i ri, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në përmirësimin e standardeve të jetesës, duke ruajtur njëkohësisht parimet demokratike. Mbajtja e lidhjeve të forta me aleatë si Kosova është mënyra më e mirë për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe demokracinë në Amerikë dhe jashtë saj”, ka shkruar Latimer.