Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thirrur në takim sot udhëheqësit kryesorë të partive Republikane dhe Demokrate në Kongres, në kohën kur vendi përballet me rrezikun e një mbylljeje të pjesshme të qeverisë që nga e mërkura.
Ky takim do të mbahet pasi që Republikanët dhe Demokratët nuk kanë arritur ende marrëveshje për buxhetin e përkohshëm që do të mbante funksionale agjencitë federale deri më 21 nëntor.
Në njërën anë, Demokratët në senat refuzuan një projektligj të hartuar nga Republikanët, me argumentin se ai nuk përfshin mbështetje për shërbimin shëndetësor.
Dhe, Republikanët kërkojnë që çështjet e kujdesit shëndetësor të trajtohen veçmas, si pjesë e negociatave për një pako të plotë financiare.
Derisa, nëse nuk arrihet marrëveshje deri të mërkurën në mesnatë, një pjesë e agjencive qeveritare do të ndalojnë së funksionuari.