Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të hiqen barrikadat që janë të vendosura në veri.
Ai tha se e gjithë kjo po bëhet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë, duke përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in.
“Unë tashmë bëra apel që të tërhiqen (barrikadat). Patjetër që Policia ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim, në momentin që ata e vlerësojnë të duhur, nëse nuk hiqen, atëherë do të marrin veprimet e duhura. E gjithë kjo po ndodh në koordinim me KFOR-in, EULEX-in dhe QUINT-in. Besoj që shumë shpejt do të mbërrijmë në situatën kur nuk do të ketë barrikada në këto dy rrugë nacionale”, tha i pari i MPB-së në një konferencë për media. /TV Arbëria