Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Borrell: BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it

Borrell: BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell ka thënë se BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it dhe përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri.

Borrell ka shkruar në Twitter se barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës.

“Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, ka shkruar ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress