Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të dielën në mbledhjen e saj, për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor në komunat veriore.
Kështu njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se kjo vjen pas vendimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktim e datës së re për mbajtjen e tyre.
“Po ashtu, KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023”, tha Elezi. /TV Arbëria