Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haliti publikon kabllogramin nga takimi Rugova – Clinton: Pjesë e këtij delegacioni nuk ka qenë Mahmut Bakalli

Haliti publikon kabllogramin nga takimi Rugova – Clinton: Pjesë e këtij delegacioni nuk ka qenë Mahmut Bakalli

Ish komandanti i UÇK’së dhe njëri ndër themeluesit, Xhavit Haliti ka publikuar dokumente nga takimi i delegacionit të Kosovës, të udhëhequr nga ish presidenti Ibrahim Rugova, dhe presidenti i ShBA-ve, Bill Clinton.

Këto dokumente, Haliti tha se i publikoi si kundërpërgjigje ndaj disa reagimeve, shkruan Tv Arbëria.

Bazuar në dokumentacionin e publikuar, Haliti theksoi se pjesë e këtij delegacioni nuk ka qenë Mahmut Bakalli.

“Një vend të kundërpërgjigjes ndaj disa reaguesve: ja kabllogrami nga takimi i delegacionit të Kosovës, udhëhequr nga Ibrahim Rugova, me presidentin e ShBA-ve, Bill Clinton. Për korrektësi të opinionit publik: pjesë e këtij delegacioni nuk ka qenë Mahmut Bakalli”, tha më tej Haliti.