Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të 17 shtatorit.
Sipas këtij vendimi, PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga VV-ja kundër Lista Serbe, lidhur me pretendimet për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.
“Kolegji i Gjykatës Supreme, pasi e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e pathemeltë”, thuhet në njoftim.