Shkruan: Afrim Kasolli
Nuk është sekret të thuhet se donatorët kanë një ndikim të madh në kuadër të partive politike amerikane. Madje, sipas shumë analistëve kjo influencë e oligarkëve është shumë më e madhe në Partinë Demokratike, edhe pse me prirje të majta, se sa në Partinë Republikane. Për më shumë, ajo ka filluar ta asfiksojë frymëmarrjen demokratike të së parës. Sipas, Robert Reich, ishte klika e milaraderëve të lidhur më këtë subjekt politik, që e detyruan ish-presidentin Biden të tërhiqet nga gara presidenciale. Është e vërtetë se ky i fundit në ndërkohë u vërtetua se vuante nga shqetësime shëndetësore, por zëvendësimi i tij me Kamala Harris, vetwm sa dëmtoi potencialet e brendshme politike në Partinë Demokratike. Të njëjtit sot janë mobilizuar më shumë se asnjë herë tjetër. Ndonëse tani në qytetin e NeëwYork-ut, kundër Zohran Mamdani-it, kandidatit më gjasat më të mëdha për ta drejtuar shumë shpejt, këtë metropol jo vetëm në SHBA, por edhe në nivel global.
Mediumi i njohur britanik “The Guardian” shkruan se kjo klikë i kanë bashkuar forcat edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, edhe pse në parti të ndryshme, për t’ia pamundësuar fitore atij që po e ka definuar vetën si socialist-demokrat. Zohran Mamdani i ka tmerruar donatorët, sidomos ata të lidhur me Partinë Demokratike, për shkak të premtimeve të tij për “ngrirjen e çmimit të qirave të banimit si dhe rritjen deri në 1 % të taksave për super të pasurit”.
Me anë të kësaj kryqëzate politike, këto grupe që dallojnë nga “ideologjia” por bashkohen nga interesat, janë duke e mbështetur ish-guvernatorin e këtij qyteti, Andrew Cuomo, që po ashtu ka orgjinë në të njëjtin tabor politik.
Madje më qëllim që të unifikohet fronti elektoral kundër pretendentit kryesor që paraprakisht i fitoi zgjedhjet primare në Partinë Demokratike, po spekulohet se presidenti Trump, e ka joshur me një vend atraktiv pune, Eric Adams-in, kryetarin aktual, i cili kandidon si pavarur në këtë kompeticion. I njëjti “presion” i është bërë edhe Curtis Sliwa, nga partia Republikane.
Sidoqoftë, , ky konsipiaracion nuk është duke funksionuar. Sipas matjeve të opinionit publik, aktualisht Mamdani, gëzon mbështetjen e “45 % të votueseve, Cuomi 24% Curtis Sliva, 17 % dhe Adams vetëm 9 %. Madje, edhe në rast të vetëdorëzimit të këtyre të fundit, anketimet kanë treguar se përsëri gjasat për sukses me te madh i ka Mamdani me 49 %, krahasuar me 39 % për Andrew Cuomo, duke i bëre gjithnjë e më të pashpresa “planet e errëta” të oligarkëve demokratë kundër vullnetit qytetar.
Analistë të ndryshëm kanë vënë në pah se qytetarët e zakonshëm në vend të zhurmës së të parëve, janë duke shpresuar në uljen e qirave në mënyrë që të jenë në gjendje të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë në New York. Këtë kthesë shumëkush e ka parë si fillimin e një “revolucioni” politik në qytetin më të madh në SHBA, duke i hapur rrugë zëvendësimit tw formulës tradicionale amerikane se “ajo qe nuk mund te blihet me pare, mund te blihet edhe me më shumë pare” me të kundërtën e saj “se ajo që nuk mund të blihet me pare nuk mund të blihet me ma shumë pare” . Sa do të ketë sukses ky “revolucion” mbetet të shihet.
Gjithsesi, më shumë se asnjë herë tjetër është duke ekzistuar një ngjashmëri ne mes të asaj që po ndodh në New York dhe po ashtu në Prishtinë, në këto zgjedhje. Pra në mes të elitës tradicionale politike në Prishtinë që konkurron për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe risisë që e ka promovuar Partia Social Demokrate, me anë të kandidates së saj Besa Shahini.
Është vërtetuar se si Partinë Demokratike të Kosovës ashtu edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, në prapaskenë i bashkojë lidhjet “okulte” me oligarkët e industrisë së ndërtimit. Nuk ka asnjë adresim se si gjatë këtyre viteve të fundit fitimet e disa prej kompanive të lidhura me këtë industri kanë ardhur duke u shumëfishuar, ndër çmimet duke shkuar në përmasa stratosferike, kurse të paktën “deri në 27,000 banesa vazhdojnë të pashfrytëzuara në Prishtinë”. Anashkalimi i temave të tilla nuk është e rastësishm. Sepse në fund të fundit spektakli i tyre elektoral mirëmbahet nga fitimet e të parëve dhe humbjet e shumicës së qytetarëve.
Prandaj, u mbetet këtyre të fundit se a do ta përfaqësojnë “revolucionin” e filluar në New York, ku një kandidate me burime modeste financiare, ia del që ta hap atë shteg të ndryshimeve, kundër elitës politiko-oligarkike, duke ua bërë të ditur se përkundër aleancave që kanë ndërmjet vete, ata mund të hapin restorante luksoze edhe në hapësira të dedikuara fillimisht për kopshte botanike, por nuk mund ta blejnë vullnetin e shumicës së qytetarëve pos klientelës së tyre biznesore.