Murali i Shën Nënës Terezë (Gonxhe Bojaxhiut) në parkun e qytetit të Shkupit në Maqedoninë e Veriut është vandalizuar, shkruan Tv Arbëria.
Në reagim, thuhet se ky është një akt i shëmtuar është një fyerje jo vetëm ndaj figurës së saj, por edhe ndaj vlerave më të larta që ajo mishëroi – dashurinë, paqen dhe humanizmin.
Teksa thuhet që rasti sot do të denoncohet në organet kompetente, dhe do të kërkohet me ngulm që autorët të zbulohen dhe të marrin dënimin e merituar për këtë akt barbar.
REAGIMI I PLOTË:
JU LUTEMI SHPËRNDAJENI SA MË SHUMË!!!
Live nga parku i qytetit të Shkupit
Sot ndodhemi këtu, para muralit të vandalizuar të Shën Terezës. Ky akt i shëmtuar është një fyerje jo vetëm ndaj figurës së saj, por edhe ndaj vlerave më të larta që ajo mishëroi – dashurinë, paqen dhe humanizmin.
Shën Tereza është simbol që e nderojnë qytetet e botës, dhe nuk mund të lejojmë që në Shkup, në zemër të qytetit, dikush të tentojë të zbehë dritën e veprës së saj. Kujtimi i saj është frymëzim i përjetshëm për solidaritet dhe mirësi. Çdo tentativë për ta fyer është e kotë, sepse trashëgimia e saj nuk mund të shuhet. Shën Tereza mbetet krenari e jona, krenari e Shkupit, krenari e mbarë njerëzimit.
Rasti sot do të denoncohet në organet kompetente, dhe ne do të kërkojmë me ngulm që autorët të zbulohen dhe të marrin dënimin e merituar për këtë akt barbar. Shkupi duhet të jetë qytet që nderon kujtimin e saj, jo vend ku fyhet një shenjtore që i dha botës vetëm dashuri.