Kryetari aktual i Drenasit, njëherit edhe rikandidat për Komunën e Drenasit, ka mbajtur tubim në Kishnarekë të Drenasit.
Ai gjatë fjalimit të tij dërgoi mesazhe edhe për disa pjesëtarë të PDK-së.
“Shokët e miqtë e Hashim Thaçit e Kadri Veselit janë miqtë e vërtetë, jo ata që bëjnë me gishta e na bëjnë njerëz pa integritet. Vijnë në Drenas e na shesin mend, ata që në Prishtinë e askund tjetër s’munden me i bë as 10%”.
“Me provu me hjek prej politike dikë që ia ka ngrit gishtin i pari kundër ushtrisë serbe në Drenas, gabim e ka…”