Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kur partia përdoret vetëm si mjet për përfitim dhe përjetohet si turp për identifikim

Kur partia përdoret vetëm si mjet për përfitim dhe përjetohet si turp për identifikim

Shkruan: Afrim Kasolli

Gjatë një paraqitje mediale në emisionin Debat Plus, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shtuar ndër të tjera, se kryetari i degës së kësaj subjekti politik në Prishtinë si dhe njëkohësisht kandidati për kryetar të komunës në kryeqytet, Uran Isamaili “ është edhe më i madh se sa PDK-ja”. Pra në një farë mënyre ai e tejkalon subjektin e tij politik. Duke aluduar në këtë mënyrë se partia e dytë në vend duhet ta ketë nderin që e ka në radhët e saj një nënkryetar dhe kryetar dege një person të tillë.

Nuk ka dyshim se ky konstatim paraqet ofendimin më të madh që dikush ja ka bërë këtij subjekti politik. Madje as sulmet konstante të Albin Kurtit nuk janë të këtij niveli. Sepse ky i fundit e ka e luftuar PDK-në duke e konsideruar se oponentën kryesore politike, por nuk e ka zhvleftësuar dhe degraduar deri në këtë përmasa neveritëse banale. E vërteta është se Uran Ismali mund të jetë më i madh mbase vetëm se bizneset e tij private, por nuk ka shansa të ketë ndonjë vlerë të shtuar politike.
Sidoqoftë, një konstatim i tillë i Memli Krasniqit nuk është një shkarje aksidentale. Por ai mund të merret si shprehje tipike e relacionit që ia se bashku me anëtarët e tjerë të klanit Bon Vivant e kanë me subjektin e tyre politik. Sepse i njëjti gjatë një tubimi në Drenas duke arsyetuar eliminimin politik të Ramiz Lladarvocit, si kandidat për kryetar të komunës se Drenasit, deklaroi se askush dhe asnjë individë nuk mund të jetë mbi Partinë Demokratike të Kosovës. Kurse në Prishtinë Uran Ismali është autoritet ekstra legal dhe ekstra politik. Pra një individ që ka bazë në trashëgimin e luftës së UCK-së, familja e të cilit u ngrit kundër perandorisë Jugosllave e cila përfaqësonte një formacion të burgosjes së popujve, është lehtësisht i zëvendësueshëm, kurse një biznesmen rishtak i kësaj partie, është i patejkalueshëm.

Ky paradoks tregon për drejtimin që ka marr PDK nën udhëheqjen e Klanit Bon Vivant. Ku ajo shfrytëzohet si medium për pasurim personal të anëtarëve të kësaj kaste oligarkike, por përjetohet si turp për identifikimi të plotë politik me të. Siç dihet tashmë janë zgjedhjet lokale. Dhe një tjetërsim i tillë po ashtu kushtëzohet edhe për shkak të kësaj gare politike . Ku kandidati i PDK-së për kryeqytet shpreson se sa më shumë e ndërton një “distancë higjenike” me partinë, aq më të mëdha i ka shanset për sukses elektoral. Megjithatë këtu nuk duhet harruar faktin se në origjinë të kësaj partie qëndron trashëgimia e UCK-së. Prandaj distancimi nga e para nuk është asgjë tjetër pos distancim nga e dyta. Thjesht kjo kaste e ka shndërruar vetën e ka shndërruar veten në prijetare të dehistorizimit publik të partisë me pretendimin se kjo është rruga për sukses kripto-politik. /TV Arbëria