Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Liria ka Emër” organizon marsh me motorë nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit në mbrojtje të vërtetës dhe dinjitetit

“Liria ka Emër” organizon marsh me motorë nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit në mbrojtje të vërtetës dhe dinjitetit

Platforma Liria ka Emër ka njoftuar se gjatë gjysmës së muajit tetor do të organizojë një marsh simbolik me motorë, nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit.

Sipas njoftimit, në këtë nismë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Europës, të cilët thuhet se do t’i bashkohen marshimit për të dërguar një mesazh të fuqishëm: “kërkesa për drejtësi është e gjallë dhe do të trokasë në dyert e institucioneve evropiane”.

“Ky marshim është një shenjë simbolike e unitetit, solidaritetit dhe vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin.Detaje të mëtejshme mbi itinerarin dhe organizimin do të bëhen publike me kohë”, thuhet më tej.