Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka zhvilluar sot një vizitë lamtumirëse te kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Takimi i përzemërt ishte një mundësi e jashtëzakonshme për KFOR-in COM për t’i përcjellë z. Rama mirënjohje të përzemërta për mikpritjen që Prishtina i ka bërë KFOR-it që nga fillimi i misionit, në vitin 1999”, thuhet në njoftim.
I pari i kryeqytetit vlerësoi rolin e KFOR-it në mbështetjen e stabilitetit rajonal dhe vuri në dukje vlerën e angazhimit të misionit për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.