Një pasagjer që kishte hyrë në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është kapur nga Dogana me një sasi stolish argjendi të pa deklaruara.
Në njoftimin për media është bërë e ditur se pasagjeri kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër, i cili është i destinuar për udhëtarët pa mallra për deklarim.