Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Ahmeti: Gjykata Speciale luftë e lindjes kundër SHBA-së dhe NATO-s

​Ahmeti: Gjykata Speciale luftë e lindjes kundër SHBA-së dhe NATO-s

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se Gjykata Speciale është bërë pas një pune tepër e organizuar nga lindja për të luftuar perëndimin, kinse kanë mbështet ushtri të cilat kanë bërë krime, njerëz të dezorientuar dhe të paorganizuar, po vet dëshmia e Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, dhe dëshmitë tjera që do të pasojnë, do të nxjerrin në pah një të vërtet që nuk mund të mohohet nga askush.

Ahmeti duke komentuar procesin në Gjykatën Speciale në Hagë, ka thënë se lufta ka qenë e drejt dhe drejtësia duhet të vendoset në vend, por se gjykata është një luftë e lindjes kundër SHBA-së, BE-së dhe NATOS.

“Kjo është një luftë tepër e organizuar nga lindja për të luftuar perëndimin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATON, Bashkimin Evropian, se ato kanë mbështet ushtri të cilat kanë bërë krime, njerëz të dezorientuar dhe të paorganizuar, mirëpo vet dëshmia e zëvendës sekretarit të shtetit, dëshmia e këshilltarit të Rambujesë dhe dëshmitë tjera që do të pasojnë do të nxjerrin në pah një të vërtet që nuk mund të mohohet nga askush. Ky proces ka filluar keq, ky proces ka filluar në mënyrën më tendencioze me librin e verdh. Kur u pa që libri i verdh është një përrallë me mbret vetëm e vetëm për të kompremintu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, atëherë ndryshoi akuza me një akuzë të pakuptimtë ndërmarrje kriminale, kështu që unë jam shumë i bindur që e drejta do të fitojë, e drejta do të dal në shesh”, tha ai.

Ahmeti është pyetur edhe për ata se sa ka informacione për mbështetjen e institucioneve të Kosovës, për figura të rëndësishme të UÇK-së që janë në Hagë, ku tha se nuk di shumë detje por se është obligim për t’i mbështetur.

“Kosova ka përgjegjësinë dhe fundi i fundit atje janë njerëz që kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës. Nuk janë njerëz të rëndomtë por janë njerëz që kanë bartur përgjegjësi deri në çlirim dhe deri në pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Bashkë me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, po gjykohen edhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës. ZPS-ja ka thënë se ata ishin pjesë e “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Në anën tjetër, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Mbrojtja e katërshes së UÇK-së i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte bërë publike vjeshtën e vitit 2020. Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023.

Gjyqtarët në Speciale presin që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti./KP