Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Thomas Busch, Këshilltar Kryesor Politik i Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, biseduan për bllokadën institucionale në vend dhe zhvillimet politike në Kosovë e rajon.
“Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin e vendit drejt kursit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.