Lamborghini dhe Cayago kanë bashkuar forcat për të krijuar skuterin më të fuqishëm detar ndonjëherë – SEABOB SE63.
Ky mjet revolucionar, i frymëzuar nga ADN-ja e Lamborghini-t, sjell një nivel krejt të ri dizajni, dinamike dhe përvoje ngarjeje në ujë.
Marka italiane padyshim nuk dëshiron të lërë përshtypje vetëm në asfalt. Me bashkëpunimin e saj të fundit, Lambo dëshiron të lërë përshtypje edhe në det.
SE63 i ri nuk është vetëm një përmirësim i modeleve ekzistuese, por një mjet i ridizajnuar plotësisht me një sistem inovativ shtytës që ofron fuqi të madhe.