Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Sulmoi nënën dhe një zyrtare policore, arrestohet e dyshuara në Vushtrri

​Sulmoi nënën dhe një zyrtare policore, arrestohet e dyshuara në Vushtrri

Një grua në Vushtrri dyshohet se sulmoi nënën e saj dhe më pastaj edhe një zyrtare policore.

Sipas njoftimit, viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore.

Policia këtë rast e ka cilësuar dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar.

“Vushtrri 16.09.2025 – 20:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj. Po ashtu gjatë arrestimit e dyshuara e ka lënduar një zyrtare policore. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.