Gjatë takimit, gjenerallejtënant Jashari uroi mirëseardhje ekipit amerikan dhe i informoi ata për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të FSK-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të ISG-së në të gjitha fushat e zhvillimit të forcës.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua mbështetja e ISG-së për realizimin e TTXLOG, si dhe rëndësia e këtij ushtrimi për ngritjen e kapaciteteve logjistike të FSK-së. “Logjistika mbetet një nga fushat kyçe për zhvillimin e FSK-së dhe do të trajtohet si prioritet”, tha komandanti Jashari, duke shtuar se rezultatet e ushtrimit do të analizohen dhe zbatohen në të gjitha nivelet.