Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Rrah dy persona në kryeqytet, i dyshuari dërgohet në mbajtje

​Rrah dy persona në kryeqytet, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Në Prishtinë, një person është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy persona.

Sipas policisë, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sheshi Xhorxh Bush, Prishtinë 14.09.2025 – 22:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raporton KosovaPress.

Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorin është dërguar në mbajtje.