Kryetari i degës së PDK’së në komunën e Shtimes Rrahman Jakupi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kryetari aktual nga VV’ja, Qemajl Aliu ja humbi Shtimes 300 milionë euro.
Sipas tij, ky është një fakt shqetësues dhe një lajm që duhet të alarmojë çdo shtimjan.
Postimi i plotë:
Po, 300 milion euro ja humbi Shtimes Qemajl Aliu, një fakt shumë shqetësues dhe një lajm që duhet të alarmojë çdo shtimjan.
Një kompani serioze ndërkombëtare, BLM ËIND SOLAR KOSOVO L.L.C, kishte paraqitur projektin për ndërtimin e një parku gjigant solar me kapacitet 300 MË në territorin e Komunës së Shtimes. Ky projekt do të sillte investime mbi 300 milionë euro në komunën tonë, qindra vende të reja pune dhe zhvillim të madh ekonomik për gjithë rajonin.
Qemajl Aliu, përmes Drejtorisë së Planifikim Urban, më 15 gusht 2023, refuzoi kërkesën e kompanisë për ndërtimin e parkut solar!
Si është e mundur që një investim kaq madhor, që do ta kthente Shtimen në qendër të energjisë, të refuzohet për arsye burokratike?
A është kjo paaftësi apo politikë e qëllimshme kundër zhvillimit ekonomik të Shtimes apo është pjesë e mafisë energjetike që ngjanë në Kosovë? Mbetet të shihet!
- Ky projekt 300 MË do të prodhonte energji për çdo vit.
- Do të krijonte dhjetëra vende pune të përhershme dhe qindra vende pune të përkohshme gjatë ndërtimit.
- Do të përmirësonte buxhetin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve.
Pra, për shkak të vendimit të refuzimit, Shtimja humbi një mundësi historike për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë qendër e energjisë së rinovueshme në Kosovë.
Bashkengjitur gjeni dokumentet zyrtare që e vërtetojnë këtë vendim skandaloz.
Qytetarët e Shtimes kanë të drejtë dhe duhet ta dinë të vërtetën dhe ta mbrojnë të ardhmen e komunës sonë!
;