Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sekuestrohen mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Sekuestrohen mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zbuluar dhe ndaluar një sasi prej 720 palësh patika gjatë një kontrolli të detajuar të një ngarkese komerciale. Sipas autoriteteve, mallrat e sekuestruara dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

“Pas verifikimit të kryer nga oficerët doganorë, është konstatuar se mallrat e ndaluara përfaqësojnë imitim të markave të mbrojtura ndërkombëtarisht, duke përbërë shkelje të legjislacionit në fuqi që rregullon të drejtën e pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftimin nga Doganës së Kosovës.