Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident i rëndë në Podujevë, një i vdekur, katër të lënduar

Aksident i rëndë në Podujevë, një i vdekur, katër të lënduar

Sot rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, në rrugën “Skenderbeu” në Podujevë,

“Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara. Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, konfirmoi zedhenesja e Policise Flora Ahmeti