Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mitrovica beteja për të ardhmen

Mitrovica beteja për të ardhmen

Shkruan: Afrim Kasolli

Edhe zyrtarisht fushata elektorale ka filluar. Kandidatet për kryetarë të komunave gjate këtij muaji do ta premtojnë te pamundurën. Në disa qytete thuajse fituesi është i “ditur” që sot, por në qytete si Prishtina, Prizreni e Mitrovica vështire të konstatohet se kush do të fitojë këtë garë.

Në këtë të fundit PDK kandidon me nënkryetarin aktual të Komunës, Arian Tahiri. Kurse Lëvizja Vetëvendosje me ministrin në detyrë të Bujqësisë dhe deputetin Faton Peci.

Nuk e njoh shume konfiguracionin elektoral te Mitrovicës. Mirëpo, fakti qe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes i mban dy pozita njëkohësisht, atë te deputetit dhe ministrit në detyrë, mjafton se pse ai do te duhej t’i humbte zgjedhjet komunale. Abuzim ky i konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme, pa përmendur skandalet tjera qeverisëse.

Para katër viteve Lëvizja Vetëvendosje i kishte humbur zgjedhjet lokale në Mitrovicë edhe si reagim qytetar ndaj frymës vullgare që e përfaqësonte kandidati i saj, Agim Bahtiri.

Dikush mund të thotë qe i njëjti ishte kryetar. Prandaj, atë nuk e solli Albin Kurti, por vetëm e përdori si material te gatshëm për përfitime momentale. Po por, në të njëjtin vit kjo parti i kishte fituar zgjedhjet nacionale në mënyrë te paprecedent, me platformën e ndryshimit rre
rrënjësor, e jo përjetësimit të modelit “akademik” të Agim Bahtirit.

Në këtë kontekst ka gjasa që e njëjta rezistence politike në këtë qytet te manifestohet edhe sot. Ndonëse, tani kundër mendësisë uzurpatore të nivelit qendror të pushtetit, pasi ky i fundit nuk ka vullnet të sillet konform normave ligjore e kushtetuese që e përcakton qartë si rregullohen raportet ndërmjet këtyre instancave te pushtetit. E shto edhe faktin tjetër, sa i përket arrogancës politike të tij, të demonstruar sidomos gjatë një debati televiziv mbrëmë. Ku në stilin e shantazheve publike mëtonte të dominonte debatin nga intimidimi i tjetrit.

Janë këto disa nga arsyet që garën në Mitrovicë e bëjnë si njërën nga betejat kryesore për te ardhmen. /TV Arbëria