Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gucati kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Po ndëshkohet Kosova, ndërkombëtarët s’duhet t’i mbyllin sytë

Gucati kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Po ndëshkohet Kosova, ndërkombëtarët s’duhet t’i mbyllin sytë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha në Hagë se Gjykata Speciale po përpiqet ta shtrembërojë historinë e UÇK-së.

Ai tha se “bota demokratike nuk duhet t’i mbyllë sytë karshi padrejtësive kaq të mëdha”, ndërsa foli para pjesëmarrësve në protestën e sotme.

“U bëjmë thirrje ndërkombëtarëve që të mos ndëshkohet Kosova për lirinë e saj. Drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Këtu jemi për të thënë se nuk do të lejojmë të nëpërkëmbët sakrifica e Kosovës”, tha ai.

Gucati tha se drejtësia po u mohohet ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen.

 

Pjesëmarrje masive në Hagë: Protestuesit dërgojnë mesazhe të qarta për Gjykatën Speciale