E pyetur nga gazetarët për situatën në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk ka koment të ri.
“Në veri, bandat kriminale, të udhëhequra nga lideri i tyre politikë [Aleksandar] Vuçiq, nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Mirëpo, në këtë sfidë, sikurse në çdo tjetër deri sot, do të dalim fitimtarë”, tha ajo në konferencë për media pas takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike. /TV Arbëria