Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tentojnë të grabisin bankomatin në Rahovec, përplasen me veturë gjatë arratisjes

Tentojnë të grabisin bankomatin në Rahovec, përplasen me veturë gjatë arratisjes

Një tentim grabitjeje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit. Sipas informatave nga Policia e Kosovës, tre persona të maskuar, të cilët dyshohet se ishin të armatosur, kanë tentuar të vjedhin bankomatin e një banke.

Gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë goditur një veturë në të cilën ndodheshin dy qytetarë meshkuj kosovarë, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa rasti është nën hetim.