Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Një person i plagosur me armë zjarri, dyshohet për tentim vrasje

​Një person i plagosur me armë zjarri, dyshohet për tentim vrasje

Një person ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur dje në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima – një mashkull Kosovar, është qëlluar nga një person tjetër, i cili pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

I plagosuri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa i dyshuari është paraqitur më pas në stacionin policor.

Pas intervistimit në prani të avokatit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë” dhe është duke u trajtuar nga organet kompetente.KP