Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve, me theks të veçantë ato ekonomike.
Abdixhiku dhe Minxhozi, siç informoi LDK, shprehën nevojën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik për ballafaqimin më të lehtë të krizave aktuale si dhe avancimin e të dyja vendeve drejt integrimit ekonomik me BE-në.
“Bashkëpunimi ekonomik rajonal mbetet një prej rrugëve kyçe për zhvillimin e rajonit dhe integrimin në BE, e Kosova dhe Shqipëria mund dhe duhet të jenë model i një bashkëpunimi të shkëlqyer për rajonin.”, bëri të ditur LDK. /TV Arbëria