Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Para pak orësh, u raportua për të shtëna me armë zjarri në qytetin e Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se tre persona janë arrestuar në lidhje me rastin.

“Më 11.09.2025, rreth orës 20:11, në rrugën ‘Ismet Ramadani’ në Ferizaj janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar. Nga hetimet e para, nuk raportohet për persona të lënduar. Hetimet po vazhdojnë dhe për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues,” tha Veseli.