Sinodi i shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës me bekimin e kryepeshkopit Hirësi Nikollës ka marrë vendim që misioni i kishës dhe jeta e saj liturgjike të vazhdojë misionin e saj në përputhje me kalendarin e ri (Gregorian) ortodfoks.
Sipas njoftimit, thuhet se ky hap pasqyron përkushtimin për të qenë në hap me traditën e gjallë të Kishës Ortodokse, për të forcuar unitetin dhe për të ushqyer jetën shpirtërore të bashkësisë në mënyrë të rregullt dhe të qartë.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm brenda Sinodit të Shenjtë dhe pas konsultimeve me besimtarët tanë ortodoksë, vëllezërit dhe motrat në Krishtin, ne kemi ardhur në një vendim të përbashkët. Është vendosur me bekimin e Kryepeshkopit Hirësi Nikollës dhe me vota të plota, që Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës (KOAK) do të vazhdojë misionin dhe jetën e saj liturgjike në përputhje me Kalendarin e Ri( Gregorjan) Ortodoks. Ky hap pasqyron përkushtimin tonë për të qenë në hap me traditën e gjallë të Kishës Ortodokse, për të forcuar unitetin dhe për të ushqyer jetën shpirtërore të bashkësisë sonë në mënyrë të rregullt dhe të qartë. Qoftë ky vendim një bekim për besimin, dashurinë dhe qëndrueshmërinë e të gjithëve ne”, thuhet tutje./TV ARBËRIA./