Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.
Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.
Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri.
Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë. /TV Arbëria
LEXO EDHE
Lajmi i fundit: Raportohet për serbë lokalë që kanë filluar të mblidhen në Rudarë afër Zveçanit