Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 11 persona lidhur me rastin e shpërthimit në veturën e drejtorit të QKUK-së më 30 prill.
Sipas njoftimit, aksioni është realizuar të martën në zbatim të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ku janë kryer bastisje në tri lokacione – dy në Prishtinë dhe një në fshatin Rimanishtë.