Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.
Sipas njoftimit, të dy palët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale.
“Kryetari Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj”, thuhet në njoftimin e LDK-së