Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdes në QKUK 31-vjeçarja disa ditë pas humbjes së foshnjës

Vdes në QKUK 31-vjeçarja disa ditë pas humbjes së foshnjës

Një nënë lehonë ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Mjekimin Intensiv Qendror në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Sipas shefit të intenzifës në QKUK, Shaqir Uka, 31-vjeçarja kishte pasur komplikime gjatë shtatzanisë dhe po ashtu gjatë procesit të lindjes.

“Pacientja fatkeqësisht nuk ka mundur tu bëjë ballë komplikimeve që kishte gjatë shtatzanisë dhe procesit të lindjes, dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Uka për teve1.

Uka ka bërë të ditur se e ndjera ishte sjellë më 20 gusht në Mjekimin Intensiv dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta të stafit mjekësor për ta mbajtur në jetë, nuk ia doli.

Po ashtu e njëjta kishte humbur edhe foshnjën vetëm disa ditë pas lindjes.