Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Serbia thotë se ka arrestuar një 77 vjeçar nga Kosova me pretendime “për krime lufte” në Podujevë

Serbia thotë se ka arrestuar një 77 vjeçar nga Kosova me pretendime “për krime lufte” në Podujevë

Policia serbe ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar me Kosovën, Merdare, nën dyshimin për “krime lufte” në Kosovë, njoftuan autoritetet serbe të martën, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ministria e Brendshme e Serbisë nuk e bëri të ditur kombësinë e të dyshuarit, por e identifikoi atë me inicialet H.H, 77-vjeçar.

Nuk është e qartë kur është arrestuar ai, por ministria serbe tha se ai është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe se ndaj tij do të ngrihet aktakuzë.

“Ai dyshohet se ka vrarë një civil të kombësisë serbe me armë zjarri në qershor të vitit 1999 në Podujevë në bashkëpunim me disa anëtarë të “UÇK-së”. I dyshuari u urdhërua të mbahet në paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës do të dërgohet në Zyrën e Prokurorit Publik për Krime Lufte me një kallëzim penal”, pretendohet në njoftimin e ministrisë serbe.