Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Bllokimi i shtetit mund të jetë interes i Albin Kurtit dhe Listës Serbe

Kasolli: Bllokimi i shtetit mund të jetë interes i Albin Kurtit dhe Listës Serbe

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Gjykata Kushtetuese ditë më parë imponoi një masë të përhoshmë deri me 30 shtator, për punën e Kuvendit të Kosovës, sipas kërkesës së Listës Serbe, për shkak të mos zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga kjo parti.

Sot është paralajmëruar që edhe presidentja Vjosa Osmani do të dërgojë komentet e saj pranë Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se askush nuk ka të drejtë ta bllokojë punën e institucioneve. Ndërkohë, këto ditë janë shpeshtuar sulmet politike ndaj gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese. Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,  i k paralajmëruar anëtarët e këtij institucioni që të mos bien në nivelin e tradhtisë shtetërore.

Për këtë bllokadë të re analisti politik Afrim Kasolli ka deklaruar se edhe nëse jo drejtpërdrejtë të paktën tërthorazi mund të jetë interes si i Albin Kurtit ashtu dhe Listës Serbe.

Ajo i shërben të parit, sepse siç e bëri të qartë edhe vetë ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, kjo parti nuk i ka numrat për formimin e qeverisë, prandaj sa më shumë që zvarritet konstituimi i Kuvendit aq më tepër shmanget presioni për afatin rrjedhës kushtetues për formimin e Qeverisë dhe e dyta duke qenë se jemi në vorbullën e adrenalinës elektorale të zgjedhjeve lokale, Albin Kurti tenton të imponohet si lideri i vetëm politik i angazhuar në privimin e Listës Serbe si nga pushteti qendror ashtu edhe lokal.

Por në anën tjetër edhe kjo parti tentojë të përfitojë politikisht para komunitetit serb si i vetmi subjekt që i mbron interesat e atij komuniteti, për çka edhe është duke e “persekutuar” politikisht nga Prishtina zyrtare.