Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisioni Rubikon e ka akuzuar analistin dhe shkrimtarin Veton Surroi si të paditur në çështjet kushtetuese dhe se i njëti me thirrjen e tij publike për ta votuar Nenad Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit është vënë në shërbim të interpretimeve politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe duke i shpërfillur procedurat dhe praktikat e deri tanishme të votimit të kryesisë së Kuvendit. Dhe se nënkryetarët e Kuvendit, në dallim nga kryetari i këtij institucioni janë përfaqësues të komuniteteve prandaj ata duhet të jenë reflektim i legjitimitetit politik brenda komuniteteve që i përfaqësojnë
Ditë më parë publicisti Surroi kishte shkurar në rrjetin tij social FB se
1“Kushtetuta e Kosovës nuk jep të drejtë monopoli për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
2.Të drejtën e propozimit (sipas Rregullores) e ka shumica e përfaqësuar e atij komuniteti por të drejtën e zgjedhjes e kanë deputetët e Kuvendit. E drejta e propozimit mbaron me kaq , me propozim. Pastaj hyn e drejta e deputetëve që për këtë propozim të votojnë sipas vullnetit personal.
- është parim si për komunitetet joshumicë ashtu dhe komunitetin shumicë. Kuvendi i Kosovës kaloi disa muaj duke refuzuar të krijojë shumicë votash për një kandidate për kryetare. Të drejtën e propozimit e kishte grupi më i madh parlamentar, por kjo e drejtë nuk nënkuptonte obligimin që deputetët e tjerë ta votojnë. Kushtetuta nuk njeh të drejta monopoli asnjërit prej subjekteve politike e as komuniteteve etnike. Çdokush ka të drejtë propozimi por jo edhe të drejtë që propozimi të konsiderohet obligativ për t’u përkrahur me votë.
4.Në mungesë të propozimeve nga Lista Serbe që do të merrnin përkrahjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe me refuzimin për të nominuar kandidatë të tjerë, dalja në short e emrit të deputetit Nenad Rashiq si kandidat për nënkryetar i përmbush obligimet kushtetuese dhe procedurat e Rregullores së Kuvendit.
- Kuvendi ka obligim kushtetues të zgjedhë një nënkryetar nga komuniteti serb. Këtë obligim duhet ta zbatojë duke zgjedhur nga kandidatët që kanë mbetur ende valid nga kutia e shortit, zotin Rashiq apo anëtarët e Listës Serbe”.