Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Organizata Shqiptaria” mbështet Bekë Berishën për “identitetin iliro-dardan”: Prishtina duhet të jetë pasqyrë e kulturës autoktone shqiptare – jo ideologji fetare apo nostalgji jugosllave

“Organizata Shqiptaria” mbështet Bekë Berishën për “identitetin iliro-dardan”: Prishtina duhet të jetë pasqyrë e kulturës autoktone shqiptare – jo ideologji fetare apo nostalgji jugosllave

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha në një intervistë së fundmi ka thënë se Prishtina duhet ti kthehet identitetit iliro-dardan.

Këtë deklaratë të Bekës e ka mbështetur Organizata Shqiptaria, duke thënë se: “Prishtina duhet të jetë pasqyrë e kulturës autoktone shqiptare, me rrënjë të forta dardane, dhe jo e projekteve që mbjellin ideologji fetare apo nostalgji jugosllave”

Reagimi i plotë:

Deklaratë përkrahëse

Organizata “Shqiptaria”

Organizata “Shqiptaria” përshëndet qëndrimin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, i cili me vendosmëri ka artikuluar nevojën që kryeqyteti i Kosovës të kthehet në identitetin e tij të vërtetë – iliro-dardan.

Për ne si organizatë jopolitike, ky nuk është qëndrim partiak, por përkrahje për çdo iniciativë e secilit që synon mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor të Prishtinës. Kryeqyteti dhe metropoli i Kosovës nuk mund të bëhet terren i investimeve të islamit politik dhe i arkitekturës osmane që e deformon fytyrën e qytetit.

Prishtina duhet të jetë pasqyrë e kulturës autoktone shqiptare, me rrënjë të forta dardane, dhe jo e projekteve që mbjellin ideologji fetare apo nostalgji jugosllave. Kthimi i identitetit të kryeqytetit tonë është kusht për të ndërtuar një Prishtinë moderne, evropiane dhe krenare në historinë e vet kombëtare.

“Organizata “Shqiptaria”