Prej 2 shtatorit, familja Millaku nga fshati Ujmirë po përjeton ankth pas zhdukjes së 70-vjeçarit Ismet Millaku. Ndonëse nuk ishte hera e parë që ai largohej nga shtëpia për shkak të gjendjes së tij psikike, kësaj radhe kthimi i tij nuk ndodhi.
Pas disa ditësh kërkimi, ekipet e FSK-së dhe Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, të cilat iu bashkuan aksionit në mënyrë vullnetare, kanë intensifikuar kërkimet. Dyshimet e fundit janë se trupi i tij mund të jetë në lumin Drenica.

Familjarët, bashkë me ekipet e specializuara, vazhdojnë kërkimet me shpresë për të gjetur ndonjë gjurmë të Ismet Millakut.
