Katër persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë–Pejë, në afërsi të Sllatinës.
Drejtori i Emergjencës Naser syla ka thënë për Indeksonline se në Emergjencë tashmë janë pranuar katër persona të lënduar në këtë aksident. Syla tha se të lënduarve janë duke iu kryer ekzaminimet e nevojshme dhe se gjendja e tyre është stabile dhe se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Katër persona janë pranuar në emergjencë nga aksidenti në Sllatinë. Gjendja e tyre është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Të lënduarve janë duke iu kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë Syla.