Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë raportuar të zhdukur në Gjilan.
Bëhet e ditur se të shtunën pasdite të njëjtit kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre,
“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë me datën e cekur kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre. Policia raporton se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.