Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ragmi Mustafi bashkë me djalin e tij i fshinë grafitet me emrin e Ratko Mladiqit në qendër të Bujanocit

Ragmi Mustafi bashkë me djalin e tij i fshinë grafitet me emrin e Ratko Mladiqit në qendër të Bujanocit

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka fshirë grafitet me emrin e Rtko Mladiqit, të bëra në qendër të Bujanocit.

Mustafi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se grafitet i ka shkyer bashkë me djalin e tij.

“Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës – “РАТКО МЛАДИЋ” me simbolet nacionaliste me katër “C” Institucionet heshtën. Policia heshti. Edhe ata që flasin për “multietnicitet” – heshtën. Unë nuk munda. Shkova bashkë me djalin tim Lisarin dhe e fshiva publikisht”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës- ” РАТКО МЛАДИЋ” me simbolet nacionaliste me katër “C”

Institucionet heshtën. Policia heshti. Edhe ata që flasin për “multietnicitet” – heshtën.

Unë nuk munda. Shkova bashkë me djalin tim Lisarin dhe e fshiva publikisht.

Jo për vete. Për fëmijët e këtij qyteti. Për ata që u vranë. Për ata që ende kanë nevojë për drejtësi. Për ata që nuk guxojnë më të flasin, por që nuk janë pajtuar kurrë.

Fshim një emër. Por edhe një turp.