Kanë kaluar disa ditë që nga ngjarja tragjike që tronditi opinionin shqiptar, ku një shqiptar nga Peja me nënshtetësi norvegjeze dyshohet se u vra në burgun e Serbisë.
Familjarët e Artan Zymberit thonë se ai u vra pasi kishte tatunë e Adem Jasharit e emblemën e UÇK-së në trup.
Teksa hetimet po vazhdojnë për këtë rast, dhimbja është e madhe tek familjarët.
Motra e Artanit, Dardanja, ka emocionuar me një shkrim për të vëllain, ku shkruan se djali i saj po vazhdon ta kërkoj dajën e vet.
“Ahh more vlla, cdo dit qe pom vet djali per dajen e vet zemra pom qan… Je dhe ki mu kon gjithmon ne zemrat te tana”, ka shkruar mes tjerash ajo.
Postimi i plotë :
Ahh more vlla, cdo dit qe pom vet djali per dajen e vet zemra pom qan… Je dhe ki mu kon gjithmon ne zemrat te tana! Emri dhe ftyra yt i bukur kur nuk do te harrohen zemra motres…❤️ti je kon zemer i mir, ton qe kan pas nevoj per ndim ti je kon i parr qe i ke ndimu me cdo rast. Kur kerkond tkeqin sja ke bo dhe kur ski pas qef me pa tjer keq. kjo nuk eshte drejte, pse bash ty te ndodhi kjo! /TV Arbëria
LEXO EDHE:
Serbia e konfirmon vdekjen e Artan Zymberajt në burgjet e saj – kjo është arsyeja sipas tyre